Ky bajram ka qenë shumë ndryshe nga çdo bajram tjetër”, “ky ishte bajrami më i vështirë ndonjëherë”, “jemi ndjerë si në burg”. Kështu e cilësojnë qytetarët këtë festë të Fitër Bajramit, ku për shkak të pandemisë së koronavirusit kaloi me orë policore.
Qytetar

“Ma vështirë se e kemi pas këtë bajram nuk ka pas asnjëherë ashtu, tërë ditën kemi qenë si të burgosur, nuk kemi mundur të shkojmë tek familjarët për të uruar, e kemi ndier shumë keq veten….. Ëmbëlsirat aty familjarisht, me komshinjtë, kemi bërë bajram dhe aq. ”

Qytetar

“Ishte pak po çka me bo, masi ligji është ashtu…”

Qytetarët megjithatë mendojnë se ligji duhet respektuar, madje për disa ky ishte një bajram ndryshe dhe ka kaluar shumë mirë pasi kanë qëndruar vetëm me familjen pa e pritur askënd e pa shkuar askund.

Qytetar
“Për me respektu pandeminë mirë ka qenë, ai që nuk e ka respektuar, nuk ka qenë mirë….Mirë, nuk ka qenë asnjëherë kështu, mirë brenda në shtëpi, me familjen time, nuk kam shkuar askund, nuk ka ardh askush, super kemi kaluar. ”

Qytetar
“E kena kalu shumë mirë bajramin edhe ramazanin. S’kena mundur, ligji është për krejt njerëzit, nuk është vetëm për një person. Nuk na kanë leju,askënd nuk kanë lejuar, sidomos shqiptarëve, për bajram të shkojmë të bëjmë bajram, vetëm në familje kemi bërë bajram, kah farefisi nuk na kanë lënë të shkojmë për bajram.”

Sot në ditën e tretë të Fitër Bajramit, në orën 05:00 të mëngjesit, përfundoi ora policore e cila ka filluar që në ditën e parë të bajramit në orën 11:00. Besimtarët myslimanë në ditën e parë patën rastin të vizitojnë familjarët deri në kohën kur fillonte ora policore, për t’u izoluar më pas nëpër shtëpitë e tyre, për plot 42 orë.

Ajnur Bafqari /SHENJA/