Ballistët deklarohen për krizën e rezultateve te Shkëndija

PO, kriza momentale na dhemb!
Por PO, besojmë fuqishëm se me një sponsor si ‘Ecolog’, Shkëndija do të rikthehet sërisht aty ku ishte. Dhe shumë më shumë se aq bile. Sepse ky sponsor e ka dëshmuar se krizën e kthen në sukses dhe Shkëndija me ‘Ecolog’ është e determinuar për histori.

E kaluara e këtij klubi tregon se çdo moment krize ka qenë vetëm paralajmërim i diçkaje të madhe që ka ndodhur në vazhdim.

Pas tre titujve kampion, dy prej të cilave nën sponsorizimin e ‘Ecologut’, pjesëmarrjeve tre herë rresht në play off të Liga Europës, fitimit të trofeve në Kupën e vendit dhe shumë sukseseve tjera, le të jetë kjo krizë një RESTART për suksese të reja dhe më të mëdha që do të pasojnë në të ardhmen.

E dimë se çdo moment krize te Shkëndija është gëzimi për ata të cilëve u jemi bërë kompleks, por kjo nuk do të zgjasë dhe jemi të bindur se do të mbesin sërish të mundur, hijezuar e dëshpëruar!

‘BALLISTËT’ qëndrojnë fuqishëm pas KF Shkëndija dhe sponsorit ‘Ecolog’, me besim të fortë se e ardhmja do të na sjellë histori të reja.

MbiTëGjithaShkëndija