Ballistët: Rikthehemi nga Suedia, ballëlartë dhe me shumë krenari

RIKTHEHEMI NGA SUEDIA, BALLËLARTË DHE MË SHUMË SE KRENARË !!!

Reportazhë: (01 – 07 Gusht 2022)
Mbi 6000 km të konvertuara në 7 ditë të plota rrugëtim, sakrificë, lodhje, pagjumësi dhe përgjegjsi e lartë ndaj grupit!
Por, mbi të gjitha dashuria e madhe për ekipin e zemrës i tejkalon të gjitha këto sfida!
SHKËNDIJA, ky emër gjigand dhe simpati për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, na bëri NJË si gjithmonë!
Nisja u bë prej “Tetovës” tonë, e më pas duke vazhduar rrugëtimin e gjatë për nga “Molla e Kuqe”, “Budapesti”, “Bratisllava”, “Praga”, “Berlini”, “Rostoku” dhe nga aty patëm udhëtim 6 orësh me traekt për në “Trelleborg” të Suedisë, e më pas me destinacion të fundit “Stokolmin”, me gjithsej 3127 km për një drejtim!
Në Stokolm nuk ishim të vetëm, na u bashkua gjithësecili me shumë eufori dhe respekt, por nga i gjithë ky organizim, nuk mund të mohohet mobilizimi i tifozave “Kuq e Zi” në krye me Salih Shala i cili, nderin e bëri ashtu si është edhe zakoni i një shqiptari të vërtetë!
Thjeshtë zemërgjërësia atje na bëri të ndjehemi padyshim si në shtëpinë tonë!
Ju faleminderit djema për gjithçka!

Në këtë reportazhë duhet përmendur edhe realizimi i këtij organizimi nga ana jonë!
Kryesia e Ballistëve me të gjitha përpjekjet u mundua që udhëtimi të kryhet me sukses dhe ne të jemi prezent në Stokolm të Suedisë!
Nga kryesia e klubit nuk na u mundësua transporti, me pretekst dhe arsye se nuk kanë buxhet për Ballistët edhe pse në dy ndeshjet e para u anashkaluam me bindje dhe premtim se në këtë ndeshje do të mundësohet udhëtimi kudo qoftë ai!
Më konkretisht kryetari i klubit “Besnik Ibraimi”, na ka injorruar dhe ofenduar tej mase, gjë që nuk e bërëm publike para ndeshjes me shkas mos e humbim atmosferën dhe ëndrrēn tonë, kërkuam edhe një takim të vetëm për tu qartësuar reth kësaj çështje me Ballistët, por personi në fjalë nuk i gjeti as 5 minuta kohë për ne, bile as nuk u mundua për tifozët të sigurojnë të paktën ndonjë biletë të ndeshjes, për ne që udhëtuam nga Tetova!
Nuk e dijmë as arsyen, por as edhe ku do na dërgojnë këto “ujra të pista”, por një gjë është e qartë, ujërat tona derdhen në oqean, e atje është e pamundur të mbijetosh pa përkrahjen tonë!
Ky mos respekt ndaj Ballistëve dhe kjo sjellje kaq injorrante dhe përbuzëse nuk do të mbarojnë me kaq …!!!
Respekt vetëm për familjen “Destani” dhe kompaninë “Ekolog”, kurse për Besnik Ibraimin mbaroi gjithçka!

Për fund të këtij shkrimi, duam me shumë respekt të ju informojmë se:
Realizimi i këtij udhëtimi u mundësua nga qytetarët e Tetovës dhe tetovarëve afaristë dhe vullnet mirë!
Faleminderit për përkrahjen: “Garden”, “Restaurant Kurtishi”, “Kipper Market” dhe “Tepelena”!

🇦🇱 O SA MIRË ME QENË SHQIPTARË 🇦🇱