Ballisti nga Tetova që me plis hyri në Kongresin dhe Senatin amerikan festoi 100 vjetorin (video)

Advertisment

Hafëz Jusuf Azemi eshte njeri nder personalitetet me te dalluara te diasporës shqiptare ne Amerike. Më shumë se 80 vite, ai u ka qëndruar besnik ideve te Mid`hat Frasherit dhe platformes politike te Ballit Kombetar, që i përqafoi ende pa i mbushur 18 vite.

Për shkak të presionit dhe to rturës nga shteti jugosllav, ai në moshë të re ka emigruar në Amerikë.

Reklame

Mirëpo UDBA jugosllave është gënjyer shumë kur ka menduar se me presion dhe me to rturë do ta ndalojë veprimtarinë e Jusuf Azemit. Me shkuarjen në Amerikë, ai edhe më fuqishëm ka vazhduar aktivitetin e tij kombëtar.

Që nga vitet e 50ta të shekullit të kaluar, Jusuf Azemi arrin të krijojë lidhje dhe miqësi me personalitete të njohura të politikës amerikane. Lidhjet e tij vijnë në shprehje gjatë lu ftës së Kosovës, kur pandërpre ka lobuar për intervenim të NATOs, duke realizuar takime të çdo ditshme me kongresmenë e senatorë amerikanë dhe me figura tjera me ndikim në SHBA.

Ai është futur edhe në të gjitha institucionet amerikane, por asnjëherë nuk e ka hequr plisin e bardhë nga koka, rrëfejnë bashkëveprimtarit Azemi.

Me rastin e ditëlindjes së tij të 100të, në qendrën shqiptaro amerikane në Çikago është organizuar një solemnitet i madh, ku kanë marë pjesë qindra shqiptarë si nga Çikago, poashtu dhe nga qytete tjera amerikane. Për të përcjellur këtë solemnitet ishte ftuar edhe ekipi i Gazetës Lajm dhe Lajm.Tv në Amerikë.

Edhe pse në moshë 100 vjeçare, porositë e veprimtarit Jusuf Azemi sot e kësaj dite janë të qarta dhe shumë domethënëse.

Veprimtarë, biznesmenë, intelektual,shoqatat shqiptaro amerikane ne Cikago dhe gjithandej ne Amerike, kanë shprehur respektin e tyre për veprimtarinë e njeriut të kryengritjeve dhe protestave, njeriu që dha kontribut t’i jepet fund dhu nës dhe dënimeve politike të shqiptarëve të ish Jugosllavisë nga regjimi i Millosheviqit.

Gjatë këtyre dekadave të veprimtarisë së palodhur, Jusuf Azmi, ose siç e quajnë njeriu i rreshtave të parë të diasporës në Amerikë, pas vetes ka qindra dokumente, raporte, memorandume dhe lënde memoriale.

Gjatë tërë kohës pranë tij kanë baskëvepruar atdhetarët e njohur të kauzës si Ajet Rushiti, Ismail Koshtanjeva, Vasil Andoni, Luan Gashi, Nihat Bakalli, Sulejman Meço, Zef Pali, Qazim Prodani, vellezërit Henci, e të tjerë.

Edhe pse ka mbushur 100 vite, ai ende e përsërit moton se po të kisha edhe një jetë do të veproja për çështjen kombëtare shqiptare prej Manastirit e deri në Ulqin./Gazeta LAJM