Ballkani afër historisë, fitore të madhe në Shkup

Kampioni i Kosovës në futboll Ballkani, ka arritur fitore me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë si mysafirë i Shkupit.

Djelmoshat e Ilir Dajës nuk e nisën mirë ndeshjen, ku në minutën e 19-të, Sunday Adentunji kaloi vendasit në epërsi, shkruan IndeksOnline.

Përkundër golit të pësuar, skuadra e Ballkanit nuk u dorëzua.

Albion Rrahmani shënoi golin e barazimit në minutën e 23-të.

Me rezultat 1-1 përfundoi pjesa e parë e ndeshjes.

Në pjesën e dytë Ballkani arriti të shënoj përsëri duke e përmbysur rezultatin.

Ishte Meriton Korenica i cili me një goditje të fuqishme nga distanca, shënoi një supergol në minutën e 67-të.

Rastet për gol nuk munguan në minutat në vazhdim, ku skuadra e Shkupit arriti ta barazonte rezultatin por që u anulua nga gjyqtarët.

Ndeshja ishte e vlefshme për faz e ‘play-off’it për Ligën e Konferencës.

Me këtë rezultat Ballkani do ta ketë më të lehtë në ndeshjen e kthimit e cila luhet javën tjetër në Prishtinë./IndeksOnline/