Banka Popullore e Maqedonisë në të ardhmen më lehtë do t’i zbulojë euro të falsifikuara

Advertisment

Banka Qendror Evropiane (BQE) dhe Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut (BPRMV) kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes së bankënotave në euro nga falsifikimi. Me këtë, ashtu siç kumtuan nga BPRMV, realizohet edhe një hap drejt plotësimit të rekomandimeve nga raporti më i ri i Komisionit Evropian për ndjekjen e masave të Sistemit Evropian të Bankave Qendrore, njofton Portalb.mk.

Marrëveshjen e nënshkruan guvernatorja Anita Angellovska – Bezhoska dhe kryetarja e BQE-së, Kristin Llagard. Sipas të njëjtës parashikohet që BQE e kërkesë të BPRMV-së të sigurojë informata teknike për bankënotat origjinale në euro, por edhe informata lidhur me falsifikimin e bankënotave në euro.

Reklame

“Në bazë të këtyre informatave, BPRMV do të mundet që më lehtë t’i klasifikojë falsifikimet e regjistruara në territorin e vendit tonë. A njëkohësisht, parashikohet që të dërgojë raporte të rregullta mujore deri te BQE, me të cilat do të njoftohet për regjistrimin e të gjitha eurove të falsifikuara, të cilat janë zbuluar në vendin tonë. Me këtë, krijohet hapësirë që Banka Qendrore e jonë ta konfirmojë, jo vetëm orientimin e saj, por edhe gatishmërinë që të jetë anëtare konstruktive e familjes evropiane bankare-qendrore”, kumtojnë nga BPRMV.

Përndryshe, vjet BPRMV ka nënshkruar edhe marrëveshje me KE-në për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes monedhave në euro nga falsifikimi, a me marrëveshjen e re, rrumbullakohet korniza e bashkëpunimit në lidhje me mbrojtjen e euros.

“Njëkohësisht, BPRMV në mënyrë të përforcuar punon edhe në avancimin dhe harmonizimin e kornizës juridike dhe metodologjinë e sistemit për luftë kundër falsifikimit të euros”, thuhet në kumtesën e Bankës.