Banka Qëndrore: Çdo zviceran ka afro gjysmë milioni franga pasuri

Mesatarisht, çdo person në Zvicër zotëron pasuri që arrin në mbi 460,000 franga, sipas statistikave nga Banka Kombëtare Zvicerane (SNB).

Kjo i bën banorët zviceranë ndër më të pasurit në botë.

Reklame

Sidoqoftë, në raportin e Bankës Qendrore thuhet se pasuritë individuale janë dyfishuar në 20 vjetët e fundit, pabarazitë në shpërndarjen e pasurisë janë rritur gjithashtu.

Po ashtu raporti tregon se pasuritë e 75-përqindëshit të fundit u rritën me vetëm 18,6 për qind, tregojnë shifrat nga llogaritjet e Administratës Federale të Taksave.