Bankat “Iute Credit” dhe “Tigo” rrjepin qytetarët e Maqedonisë qendra në Rusi

Advertisment

Kosova bën pjesë në territorin e minierës nga e cila njerëz të lidhur me regjimin e presidentit të Rusisë Vladimir Putin prej vitesh kanë siguruar miliarda euro nëpërmjet “kredive të shpejta” vik*tima të të cilave janë kryesisht qytetarë me të ardhura të vogla. Bizneset e katër letonëve që kishin ideuar dhe nisur këtë formë përfitimi janë shtrirë edhe në Shqipëri e Maqedoni.

“Monego” dhe “IuteCredit” janë pjesë e një rrjeti institucionesh që kanë ofruar kredi të shpejta me kamata ekstremisht të larta të vëna jashtëligjshëm. Një dokument që ka siguruar gazeta tregon se në një rast në Kosovë ishte aplikuar normë interesi në lartësinë 1,987 për qind.

Reklame

Veprimtaria e këtyre të dyjave është mbyllur në fundvit në Kosovë por jo edhe e “Mogos” që akoma lëshon kredi. Të tria dhe 61 biznese të tjera të kësaj natyre veprojnë në 32 shtete. Që të gjitha janë nën kupolën e “Mintos” e cila përmbledh një investim në hua prej 4.5 miliardë eurosh. Ajo e ka për themelues letonasin Aigars Kesenfelds njeriun që në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) figuron si aksionar i vetëm i “Monegos” por i cili qëndron edhe pas “Mogos”. Është përfitues i fundit edhe i shumë bizneseve ani se emri i tij nuk figuron si aksionar.

Përpos Kosovës institucione me këtë veprimtari janë shtrirë edhe në disa vende të rajonit. Janë aktive në Shqipëri dhe në Maqedoni por jo edhe në Serbi në Mal të Zi në Kroaci a Slloveni.
Në Shqipëri vepron edhe “Iute Credit” “Mogo” dhe “Kredo” ndërkaq në Maqedoni “Iute Credit” dhe “Tigo”. Në të dyja shtetet fqinje autoritetet kanë refuzuar të japin informacione në lidhje me aktivitetin e këtyre kompanive. E në Kosovë kanë thënë t’i kenë nën llupë.

Në Bankën Qendrore (BQK) kanë thënë se ekzam*inimet e institucioneve që licencohen dhe mbikëqyren nga kjo bankë bëhen konform Planit Vjetor të Mbikëqyrjes Financiare, një ndër pikat e të cilit është edhe zbatueshmëria e planit të biznesit të secilit prej këtyre institucioneve. Ekzaminimi që është bërë në “Monego” dhe “IuteCredit” ka gjetur se kamatat ishin larg më të larta sesa që këto institucione i kishin paraqitur në planin e biznesit në momentin kur kishin aplikuar për licencë veprimi në Kosovë.

BQK-ja nuk ka siguruar qasje në raportet e ekzaminimit.

“Gjetjet e ekzaminimit në ‘IuteCredit’ dhe në ‘Monego’ sikurse edhe në institucione të tjera janë pjesë e raportit të ekzaminimit i cili dokument bazuar në Rregullën e Brendshme të BQK-së mbi Fshehtësinë është dokument i klasifikuar (KONFIDENCIAL)” thuhet në një përgjigje të BQK-së në të cilën është konfirmuar se një ekzaminim është duke iu bërë edhe “Monegos”. “ Sa i përket ‘Mogos’ duke qenë e licencuar në vitin 2019 institucioni në fjalë mund të jetë pjesë e planeve për ekzaminim gjatë këtij viti”.

Por “Koha Ditore” ka siguruar përmbajtjen e dy dokumenteve në të cilat ndodhen të përmbledhura disa nga gjetjet gjatë ekzaminimit të bërë nga BQK-ja. Ato dëshmojnë piratërinë në versionin 2.0 (avancim dhe shmangie nga koncepti fillestar i kamatave). “Bazuar në mostrën e kredive për ekzaminim sipas Rregullores së BQK-së norma efektive e interesit për kredinë nr. AG0037584 duhet të jetë 1,987.0%, përderisa institucioni ka shpalosur 462.9 %” është një prej gjetjeve të BQK-së gjatë një ekzaminimi bërë në “Monego”.Vitin e shkuar rreth 32 mijë kompani letonase janë detyruar të shpalosin përfituesit e tyre të vërtetë. Ndër emrat që më së shumti është përmendur është pikërisht ai i Aigars Kesenfelds.

Në 6.19 për qind të rasteve, përfituesit e regjistruar nuk ishin pjesëmarrës të ndonjë kompanie të regjistruar në Letoni. Ndërkaq një e pesta e këtyre personave kanë qenë aksionarë të këtyre kompanive në të shkuarën. “Njëri prej tyre është Aigars Kesenfelds i cili është aktualisht përfitues i vërtetë nga 81 kompani. Në të njëjtën kohë, ai nuk ka aksione në asnjë kompani. Ky afarist është përfituesi i vërtetë i disa kompanive të pasurive të paluajtshme si dhe i një firme që ofron shërbime të automatizuara të autolarjes – ‘SIA Wash and Drive’ ‘AS Skanstes Biroju Centrs’ ‘SIA Mintos Finance’ dhe të tjerave”, ka raportuar këtë vit Baltic News Network. “Interesat e Kesengeldsit në këto kompani përfaqësohen prej ‘AS ALPS Investments’,si dhe prej asaj me seli në Maltë, ‘Dyonne Trading & Investments Limited’ dhe kompani të tjera të ngjashme. Që prej qershorit të 2018-s, numri i bizneseve në të cilat Kesengeldsi është i regjistruar si përfitues i vërtetë është rritur me gjithsej 19 kompani”.