Bankat në Maqedoni do japin “kredi islame” pa kamatë, por vetëm për kompanitë gjatë pandemisë

Advertisment
HTML Image as link

Qeveria ka miratuar 23 milionë euro nga linja e tretë kreditore pa interes “COVID 3” përmes përkrahjes financiare nga BE dhe Banka Zhvillimore e RMV-së. Kështu ka shkruar në faqen e tij zyrtare, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, transmeton gazeta.mk

Sipas Grubit, nga këto 23 milion euro përfitojnë 2.009 shfrytëzues me 15.197 të punësuar.

Reklame

Ato do të jenë pa kamatë, si; zakonisht ndajnë bankat në vendet islame, por vetëm gjatë periudhës së pandemisë.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjithashtu ka shkruar se me këtë hap të qeverisë edhe njëherë po dëshmohet se kujdesemi për krijimin e mundësive më të mira për punë dhe zhvillim dhe me këtë edhe për ekonomi më të mirë në vend.

Kurse ministri i ekonomisë, Kreshnik bektashi, ka njoftuar se kompanitë që kanë keqpërdorur ndihmën shtetërore gjatë vitit të kaluar, nuk do të mund të kandidojnë për masat e reja lehtësuese.