Bankieri hajdut: Fitonte 1 milionë paund në vit, pushohet se vidhte sanduiçet e kolegeve

Advertisment

31 vjeçari Paras Shah fitonte një milionë paund në vit nga puna e tij si bankier. Por u shkarkua me turp pasi u kap duke vjedhur sanduiçe nga mensa e stafit.

Lajmin e raporton Financial Times, I cili shpjegon gjithashtu se kishte pasur një seri akuzash për vjedhje ushqimi ndaj kreut të sektorit të letrave me vlerë për Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën.

Reklame

Në fund, banka u detyrua të marrë masa. Veprimi i tij duket i vështirë pët tu shpjeguar, pasi Shah konsiderohej një prej bankierëve më fitimprurës të kompanisë. 31 vjeçari me zyrat në Canary Wharf , në lindje të Londrës kishte arritur t`ë rriste shkëmbimet për Citigroupin që dy muaj pas punësimit.

Ai kishte përfunduar studimet në universitetin e Bath, në vitin 2010 për ekonomi e kishte punuar për 7 vjet për bankën tjetër të njohur, HSBC përpara se t`i bashkohej Citigroup në 2017tën.

 

Dhe duket se nuk shpenzonte pak: fotot e tij në facebook tregojnë se shijonte pushime ekzotike, përfshirë Machu Pichun në Peru.

Duket se Shah nuk është bankieri i parë që e gjen veten në një situatë poshtëruese për sjellje të pahijshme. Banka japoneze Mizuho Bank pezulloi nga puna një bankier në Londër në 2016tën pasi ai u kap duke vjedhur 5 paund nga çanta e një kolegu.