Banorët e Krushopekut apelojnë që të mos njolloset emri i fshatit

107

Banorët e fshatit Krushopek të Shkupit kanë reaguar lidhur me lajmet e fundit të paverifikuara që janë përhaur, pas operacionit të bujshëm të MPBsë për ndalim të një sasie të lëndëve nar kotike ko kainë.

MPB ka bërë të ditur për operacionin, por duke mos saktësuar detaje dhe duke lënë të hapur spekulimet se a janë kapur 1.3 ton apo 1 kg lëndë e tillë.

Banorët kanë bërë thirrje që mediat të mos plasojnë lajme të paverifikuara që po e njollosin tërë vendbanimin e tyre.

“Në fshatin tonë nuk ka persona të papunësuar. Të gjithë jetojnë me djersën e tyre. Prandaj nuk është mirë mediumet të nguten. Për te hy një kamion duhet të kalojë tre skenerë. Nuk është e mundur të ketë kaluar dro gë”, thotë për gazetën Lajm, një banor i fshatit i cili edhe vetë është shofer kamioni.

Banorët e Krushopekut kanë fjalë të mira edhe për pronarët e magazinës ku mbrëmë u zhvillua aksioni. “Nuk besojmë të ketë diçka të vërtetë. Është aksion mjaft i dyshimtë”, thonë banorët. Ata presin që sot MPB të zbardhë të vërtetën lidhur me këtë rast