Banorët e Porojit nuk harrojnë mashtrimin e Zaevit, 3 vite ende nuk janë ndërtuar digat (Video)

Advertisment

Erdhi, e pa situatën në terren , premtoi dhe nuk bëri asgjë.Ky qe edhe një dështim mes të shumtëve i kryeministrit Zoran Zaev që ka të bëjë me Porojin ,një zonë që shpesh ka probleme me vërshimet që kanë shkaktuar shumë dëme të jashtëzakonshme.

Dëmet do të përcaktohen shpejt në mënyrë që të fillojë procedura e kompensimit u shpreh atë kohë Zaev ndërsa u premtoi banorëve se do tu ndihmojë për digat gjatë vërshimeve por kjo nuk u realizua kurrë.

Reklame

Përveç që nuk u pastrua tërësisht shtrati i lumit të fshatit Puroj pas vërshimeve, e pa rregulluar mbeti edhe ura e rrugës kryesore Tetovë Jazhincë, e cila për pasojë të mungesës së mburojave për çdo ditë rrezikon vozitësit.

Zaev atë kohë u shpreh “falënderoj Bashkinë, Kryetarin e Komunës, Presidentin e Këshillit, i cili është sot me ne. Së bashku, në prani të tyre, unë jam këtu me Zëvendëskryeministrin, Z. Hazbi Lika, Ministrin e Brendshëm, Oliver Spasovski, Ministrin pa portofol Samka Ibraimovski. Këtu është deputeti dhe shumë figura të tjera politike nga jeta jonë shoqërore, me qëllimin përfundimtar, me forca të bashkuara për të ndihmuar menjëherë .

Dëmi duhet të përcaktohet shpejt në mënyrë që të fillojë procedura e kompensimit të dëmit. Vendimi i dytë është krijimi i një komisioni qeveritar nën autoritetin e Ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, Qendrës së Menaxhimit të Krizave dhe disa departamenteve të tjera përgjegjëse për këtë punë, Komisionit për përcaktimin e dëmit në infrastrukturë u shpreh ish kryeministri Zaev por të gjithë këto mbetën në letër .

Zaev premtoi se do të punohet për një ndërhyrje lart në male, mbi lumë,dhe sendimentet që duhen parandaluar duke rivendosur digat që ekzistonin më parë. Qëllimi është, përveç ndërhyrjes së shpejtë për të pastruar të gjitha këto probleme që janë shfaqur me shiun, paralelisht dhe të fillojë të gjithë procedurën e parandalimit në mënyrë që ajo që po ndodh në këtë pjesë të mos përsëritet.Por Poroji vazhdon ta ndjejë akoma problemin me vërshimet dhe Zaev i harroi shumë premtime të bëra .

“Menjëherë pasi komisionet të jenë gati me vendimet e tyre, do të mbajmë mbledhje në Qeveri edhe me kreun e Bashkësisë Lokale që është këtu dhe me komunën, që t’i konstatojmë të gjitha zgjidhjet për pagesat e dëmeve, investime për kthimin e infrastrukturës në normale, dhe pjesën e planit dhe dinamikës për realizimin e planit të UNDP-së, që komuna e ka aplikuar në Qeveri dhe gjitha zgjidhjet e tjera për zgjidhje të përhershme të këtij problemi që përsëritet vite me radhë- tha kryeministri Zoran Zaev në qershor të vitit 2017 pas vërshimeve që bllokoi gjithë fshatrat shqiptarë.

Kanë kaluar gati tre vjet ndërsa në Poroj ende nuk është bërë asgjë, banorët vazhdojnë të jetojnë sërish në ankth pas shiut. /TetovaSot/