Banorët e Siniçanit për pesë ditë pritet të kenë ujë për pije

Advertisment

Ka përfunduar faza e parë e punimeve për ujësjellësin e fshatit Siniçan. Nga burimi, uji është sjellë deri në afërsi të gypave ekzistues. Në punimet e ujësjellësit janë kyçur pothuajse gjithë banorët.

Faza e parë ka përfunduar dhe kemi edhe një apo dy ditë punë dhe dalim në fund. Pastaj duhet të nis faza e dytë për kaptimin e ujit. Pas protestave që kishim tani kanë vullnet bashkëfshatarët dhe janë duke punuar lart – tha Bidajet Sulejmani, banor.

Reklame

Kreu i komunës së Bogovinës Albon Xhemaili, thotë se punët po rrjedhin pa pengesa.

Është e vërtetë se gati 50 ditë kemi qëndruar lartë por jo vetëm unë si kryetar komune por kam pasur mbështetjen e gjithë banorëve pra bashkë me ta kemi ndenjur lartë. Dhe përfundimisht kemi arritur qëllimin që përfundimisht të vjen uji për banorët e këtij vendbanimi -deklaroi Albon Xhemaili, kryetar i komunës së Bogovinës.

Gypat janë futur nën dhe ndërsa po vazhdohet edhe për pjesën e dytë. Punimet pritet të zgjasin pesë ditë, pas çka banorët e fshatit Siniçan pritet që të kenë ujë për pijë në çezmat e tyre.