Banorët e Siniçanit vazhdojnë protestën edhe në motë me shi (video)

Advertisment

Edhe përkundër reshjeve të mëdha të shiut në bjeshkët e Sharrit dhe erërave të fuqishme që kapluan këtë vend mëngjesin e sotëm, dhjetëra banorë të fshatit Siniçan, vazhdojnë edhe më tej të qëndrojnë në shenjë proteste, tek vendi ku duhet të zhvillohen punimet.

Erërat e fuqishme të mëngjesit të sotëm prishën tendat e tyre, por kjo nuk ndikoi që ata të dorëzohen nga protesta.

Reklame

Sipas bisedave të tyre që dëgjohen në video, banorët janë të vendosur dhe nuk ndalojnë së protestuari, deri në momentin e vazhdimit të punimeve për sjelljen e ujit për pije në fshatin e tyre.

Përndryshe, sot në ora 15:30, pritet të realizohet takimi i radhës i kreut të komunës së Bogovinës Albon Xhemaili dhe përfaqësuesve të dy fshatrave, Siniçan e Urviç me kryeministrin Oliver Spasovski në godinën e Qeverisë.

Banorët shpresojnë në një përgjigje pozitive në ditën e sotme me urdhëresë për të vazhduar punimet por edhe për tu larguar policia nga vendi i zhvillimit të punimeve pas arritjes së pajtimit mes dy banorëve të dy fshatrave.


.