Banorët e Studeniçanit bëjnë jetë normale, ja çka thonë për Koronavirusin (VIDEO)

Me të hyrë në fshatrat e Komunës së Studeniçanit krijohet përshtypja se gjendja e jashtëzakonshme për shkak të virusit korona nuk vlen për këtë pjesë. Banorët e fshatrave të kësaj komune bëjnë jetë normale. Disa duke shetitur në këmbë e shumë të tjerë me makina po kryejnë obligimet që kanë.

Restorantet e vogla dhe çajtoret janë mbyllur kurse kafenetë punojnë sipas sitemit të sporteleve sepse banorët nuk mund të imagjinojnë ditën pa e pirë, të paktën, një kafe. Sidoqoftë, pronarë e biznesve të këtilla dhe shumë të tjera ankohen për humbje të mëdha.