Baraka ilegale e WC-së po dëmton bukurinë e Xhamisë së Larme në Tetovë (Foto)

Advertisment

Baraka ilegale e WC-së shëmton Xhaminë e Pashës, pasuri fetare, historike dhe kulturore e Tetovës. Ditët e fundit ilegalisht është vendosur një barakë te Xhamia e Pashës, që në impresionin e parë “mirëpret” mysafirët me letra toaleti me të cilën rrënon imazhin dhe pamjen madhështore të Xhamisë dhe parkut. Qytetarët dhe xhemati ankohen se njerëz me interesa të ulta për perfitime nga reketimi i turistëve për pagesa të WC-së, e kan vendosur këtë barakë që është në kundërshtim me gjithë kompleksin e xhamisë dhe parkut.

Kjo pasuri do duhej të jetë nën mbrojtjen e UNESCO-s. “Habitemi pse kjo tolerohet edhe nga Myftinija dhe organet komunale të cilët akoma nuk kanë ndërmarrë asgje për ta larguar këtë shëmti”, kanë thënë disa qytetarë të Tetovës për Gazetën Lajm. Nga Myftinia e tetovës premtojnë se së shpejti do të ndërmarrin masa për largim të këtij objekti ilegal.

Reklame