Barcelona fiton kupën e Mbretit

Advertisment
HTML Image as link

Barcelona arriti të shpërthente në pjesën e dytë për ta mposhtur Athletic Bilbaon me rezultat bindës 4:0, kësisoj duke siguruar trofeun e 31-të të Kupës së Mbretit në historinë e saj.

Katalanasit dominuan në 45 minutat e para, megjithatë nuk arritën të shënonin në portën e Simon.

Reklame

Por skuadra e Koemanit doli me një fytyrë tjetër në pjesën e dytë, duke arritur të shënonte plotë katër gola.

Antoine Griezmann në minutën e 60-të, Frenkie de Jong në minutën e 63-të dhe Lionel Messi në minutat 68-të dhe 72-të, realizuan për t’i siguruar trofeun e vetëm të Barçës këtë sezon deri tani.

Barcelona është skuadra me më së shumti tituj të Kupës, me 31 sosh, ndërsa ndjekësit më të afërt janë Athletic Bilbao dhe Real Madridi me nga 23 respektivisht 19 tituj.

VIDEO:

https://tiger.cdnja.co/v/7a/7az2k.mp4?secure=B3LovMSDViM9_bZ9KilrGQ&expires=1618698600