Barçës i mjafton goli i Pique, mban gjallë shpresat në Champions

Barça e ka mundur 1-0 Dinamo Kievin n’Camp Nou, duke marrë pikët e para në Champions këtë edicion. Kjo fitore mban gjallë shpresat e Barcelonës në Ligën e Kampionëve, pasi vazhdon të renditet e treta në Grupin E.

Më në fund Barcelona i është gëzuar fitores dhe pikëve të para në Ligën e Kampionëve për sezonin 2021/22.

Të besuarit e Ronald Koeman e mundin me rezultat minimal Dinamo Kievin në Camp Nou, 1-0.

Gerard Pique arrit të shënojë golin e tri pikëve në minutën e 36-të.

Kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme për Barçën, që mbanë ende gjallë shpresat në Champions League.

Tani ka tri pikë dhe renditet e treta në Grupin E pas Benficas me katër pikë dhe Bayernit me gjashtë pikë.

Nga ora 21:00, Benfica e Bayerni përballen mes vete.