Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian “Euro 2020” pas humbjes së sotme në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, shkruan Insporti.com.Futbollisti shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi pas ndeshjes deklaroi se ka qenë ndeshje shumë e vështirë edhe psiqikisht.Ai deklaroi se edhe po të fitonte Kosova do të gëzohej shumë.
“Këto ndeshje janë shumë të rënda, si psiqikisht ashtu edhe fizikisht. Ne i patëm shanset tona i realizuam, Kosova i kishte rastet nuk i shënojë. Unë do të doja me cek edhe me lojtarët e tjerë, futbolli është respekt, po të fitonte Kosova do të gëzoheja shumë, në fund të fundit jemi të njëjtë”.
Skuadra që drejtohet nga Bernard Challandes është mposhtur me rezultat të ngushtë, 2:1.Autogoli i Benjamin Kolollit (’16) dhe Velkovski (’33) ishin realizatorët për Maqedoninë e Veriut sonte.Ndërkaq, golin e vetëm dhe të nderit për Kosovën e shënoi Florent Hadërgjonaj në minutën e 29-të.Vlen të përmendet se Kosova i humbi edhe dy raste të mira për gol në minutat shtesë të kohës së rregulltë.Ndryshe, në finalen e Ligës së Kombeve, Maqedonia e Veriut do të përballet me Gjeorgjinë në Tbilisi më 12 nëntor