Bardhi paralajmëron kthimin, i gatshëm për EURO20

Enis Bardhi ka rezultuar negativ në testet e Covid-19, pasi ditë më parë rezultoi pozitiv.

Mesfushori i Levantes përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar kthimin e tij në ekipin e Kombëtares së Maqedonisë, shkruan IndeksOnline

“Shikone se kush është rikthyer”, ka shkruar Bardhi duke ia bashkangjitur foton me fanellën maqedone.

Bardhi do të jetë i gatshëm për ndeshjet e Kampionatit Europian EURO20 që nis nga 11 qershori.

Kujtojmë që Maqedonia e Veriut në grup ka kombëtaret, si: Austria, Ukraina dhe Holanda./IndeksOnline/