Bariu tregon sesi u s ulmua nga ariu në malin e Gjalicës

40

Pak ditë më parë një bari në malin e Gjalicës u s ulmua nga një ari ndërkohë që ishte duke kullotur bagëtitë.

Sipas Ekrem Onuzit, i cili ka shpëtuar për shumë nga pak nga vd ekja, ariu e ka s ulmuar papritur duke i shkaktuar dëmtime të mëdha në kokë, këmbë e duar.

“Unë kam 35 vite që kullos bagëtitë dhe has arinj, por kësaj radhe nuk e mora vesh se përse erdhi dhe ma vuri putrën në gjoks. Një moment dola pak sipër stanit tim dhe ndenja atje për një orë. Dëgjova qentë që po lehnin por nuk i vura re pasi po flisja me një shokun tim në Angli në Facebook. I thashë që një moment se po më su lmon ariun qentë, por ai s’po më besonte”, -tha Onuzi. Gjithashtu ai ka theksuar se u desh ndërhyrja e qenve për t’a shpëtuar nga ariu.

Bariu u mor me helikopter nga bjeshkët e Gjalicës duke u sjellë me urgjencë në Spitalin e Traumës, por sipas tij helikopteri vonoi shumë për të mbërritur në vendin ku ai ndodhej./Opinion.al/