Bashkëshortja nga Shkupi rrahë burrin kumanovar, e denoncon në Polici

Një person nga Kumanova ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja.

Bëhet fjalë për një 32-vjeçar i cili rastin e sulmit fizik e ka paraqitur në polici gjatë ditës së djeshme.

Sipas dëshmisë, ai në shtëpinë familjare është sulmuar nga 33-vjeçarja I.K nga Shkupi.

Policia njofton se është duke punuar në zbardhjen e rastit.