Bashkësia Islame: I arr estuari për dhu nim nuk është hoxhë

Këshilli i Bashkësisë Islame në Fushë Kosovë ka reaguar pas lajmit se një hoxhë ka dhu nuar një 21-vjeçare në Fushë-Kosovë

Në reagimin e BI-së në Fushë Kosovë thuhet se i dyshuari nuk është pjesë e Këshillit të Bashkësisë Islame dhe nuk është fare hoxhë.

Reklame

“Përkitazi me lajmin se sot, në komunën e Fushë Kosovës është arr estuar një hoxhë, Këshilli i BI-së në Fushë Kosovë njofton opinionin e gjerë si dhe besimtarët myslimanë, se i arr estuari në fjalë nuk është pjesë e Këshilli të BI-së, madje i arr estuari nuk është fare imam-hoxhë, e as teolog islam.

 

Pra i njëjti nuk ka të bëjë asgjë me misionin e imamit dhe nuk është pjesë e BIK-ut”, thuhet në reagim./Express/