Basri Veseli, në krye të Policisë së Gostivarit

Advertisment

“Me përgjegjësi të madhe ndaj lajmin me ju, që prej sot marrë postin e Kryeshefit të OPM, Gostivar. Mbetem me shpresë dhe përkushtim, që bashkarisht me Ju, këtë detyrë do ta kryej me nderë dhe përgjegjësi morale e profesionale”.

Njoftimin e ka bërë vet Basri Veseli në rrjetet sociale, menjëherë pas emërimit. Ndërkaq, zv.ministri i MPB-së, Agim Nuhiu, ka kumtuar se prej sot edhe qytetet me shumicë shqiptare do të kenë Kryeshefat shqiptar të policisë që do të kujdesen për sigurinë dhe rendin publik, i cili shpalosi emrat e qyteteve ku janë bërë emërimet.

Reklame

Bëhet fjalë për Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë, Dibër, Shkupin (pjesa e Karposhit) dhe për Shkupin (pjesa e Çairit/Butelit).

“Angazhimi ynë mbetet respektimi absolut i kuadrit ligjor dhe institucional pa asnjë përjashtim”, shkruan Nuhiu.