Bastore në lokalin e funksionarit të lartë të BDI-së, ja në cilin qytet!

Advertisment

Deri sa qytetarët janë mobilizuar kundër kumarit (bastoreve dhe kazinove), ka politikan që po përfitojnë prej tij.

Burime partaike thonë se i tillë është rasti me një funksionar të lartë të BDIsë, i cili lokalin e tij e ka dhënë me qera për hapje të bastores.

Reklame

Sipas këtyre burimeve, bëhet fjalë për funksionar të lartë nga Tetova, që lokalin ia ka dhënë me qera rrjetit të bastoreve Moxart, transmeton Gazeta Lajm.

Të njëjtat burime thonë se ky funksionar është i afërt me kryetarin e BDI-së dhe me Musa Xhaferin, kurse paralajmërojnë se së shpejti do ta bëjnë të ditur edhe emrin e tij.

“Lokalin ku është bastorja, ky funksionar e ka blerë pak pasi ka marë post në pushtetin ekzekutiv”, kanë thënë këto burime partiake. Është interesant se BDI deklarativisht përkrah angazhimet e qytetarëvr kundër kumarit, por rasti në fjale ndoshta lë vend per të dyshuar se ky qëndrim deklarativ nuk është i sinqertë.