Bastri Bajrami: Izolimi i virusit varet nga vet ne!

Advertisment

Izolimi i virusit Covid-19 varet nga vet ne! Të respektojnë masat dhe këshillat e institucioneve shëndetësore – mbajtjen e maskave dhe distancën fizike. Kështu në profilin e tij në Facebook shkruan kandidati i koalicionit LSDM-BESA, Bastri Bajrami, ndërsa i shoqëruar nga kandidatët tjerë të Njësisë zgjedhore 2, sot vizituan Kumanovën dhe shpërndanë maska mbrojtëse. Bajrami ka vizituar tregtarët në tregun e gjelbër në Kumanovë, ndërsa paraprakisht koalicioni LSDM-BESA ka promovuar kandidatët për deputetë në Njësinë e dytë zgjedhore, zonë kjo që përfshin edhe Kumanovën.

Statusi i plotë i Bastri Bajrami:

Reklame

Izolimi i virusit Covid-19 varet nga vet ne! Të respektojnë masat dhe këshillat e institucioneve shëndetësore – mbajtjen e maskave dhe distancën fizike.
Vetëm kështu mund të kthejmë jetën nomale, atë moment që të gjithë ne e duam prej tre-katër muajsh. Të përmbahemi. Me kolegët dhe rininë e Lëvizjes BESA sot vizituam Kumanovën, qytetin që po përballet mirë me virusin vdekjeprurës.

Ne MUNDEMI!