“Baxhanakët” mezi ia shtrinë dorën njëri tjetrit! Bajrami: Xhaferin e kam familjar të largët (Video)

58

Urimet nuk i zgjatën shumë anëtarëve të ri të Komisionit Anti-Korrupsion. Në fakt, pas zgjedhjes së tyre, nisën edhe reagimet që lidhen me dyshimin për “nepotizëm” dhe shkeljes së procedurave. Pasi u zgjodh në këtë komision, Nuri Bajrami, u bë protagonist në komentet e shumë personaliteteve të jetës publike dhe medieve. Ndërsa kryefjala ishte “baxhanaku”!

“Në rastin konkret u bë bujë e madhe në mënyrë hipotetike u dramatizuan gjërat aq shumë sa mua nuk mu dha mundësia që të sqarohem deri në fund. Njollosja me nepotizëm prej fillimi ishte shumë e dëmshëm për arsye se ishte në mënyrë hipotetike dhe nuk u mbajt llogari se kësaj radhe nuk kishim të bëjmë më përzgjedhje prapa perdeve.

Unë nuk desha të mohoj se jemi në lidhje të krushqisë të shkallës së dytë, por thjeshtë desha të them se edhe më herët si person ata që më njohin, edhe në vazhdimësi, veçanërisht që nga dita e emërimit kur është në pyetje korrupsioni, nuk kam të afërt, nuk do të kem, nuk do të kem shok dhe nuk do të kem miq, kjo është e garantuar, dhe garantoj publikisht se jam njeri i pa ndikueshëm në atë drejtim”, tha Nuri Bajrami, anëtarë I Komisionit Antikorrupsion.

Ai insiston se lidhja e tij e largët farefisnore me kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, nuk lidhet me detyrën e re që e fitoj pas konkursit. Ata që e njohin Bajramin në Gostivar, thonë se pa marë parasysh që është baxhanak i Talat Xhaferit, asnjëherë nuk ka kërkuar ndonjë favor prejt tij, përkundrazi është opozitar i njohur. Video tregon që ka vështirësi në raportet mes tyre. Si duket as Talat Xhaferi nuk e pati lehtë të përshëndet Bajramin. I habitur para përshëndetjes me baxhanakun, Xhaferi gabimisht përshëndet dy herë njërën anëtare të komisionit.