BDl në anketën e re, lë prapa ASH, Alternativën dhe PDSH

Advertisment

Koalicioni LSDM BESA me 23.5 për qind dhe Bashkimi Demokratik për Integrim me 6.4 për qind radhiten të parat me mbështetje për zgjedhjet e 15 korrikut. Kështu tregon anketa e organizatës ‘M-Prospekt’ e porositur nga TV Telma, ndërsa e realizuar nga 16 deri më 21 qershor me 1003 qytetarë të anketuar.

VMRO-DPMNE e Hristijan Mickovskit ka mbështetjen e 21.9 për qind të të anketuarve, derisa koalicioni ASH AAA është renditur me 5 për qind. E fundit, sipas anketës, është PDSH e Menduh Thaçit me 0.8 për qind, raporton TV Telma.

Reklame