BDl është kundër drejtësisë selektive nëpërmjet vetingut

Sundimi i ligjit dhe i së drejtës për Bashkimin Demokratik për Integrim, është parakusht absolut për drejtësi joselektive, për lu ftën kundër kri mit të organizuar dhe korrupsionit si dhe për zhvillimin ekonomik.

Kemi konstatuar gjendje shqetësuese të pushtetit të tretë, pushtet ky i ndarë nga politika, dhe vlerësojmë se pas realizimit të përcaktimeve tona për liri dhe barazi nga Deklarata Themeluese e BDIsë koha është për të adresuar vetingun për të ardhur deri tek drejtësia joselektive, parashikueshmëria ligjore, sundimi i së drejtës dhe i ligjit në përgjithësi, potencoi në konferencën e sotme për shtyp në selinë e partisë në Shkup, anëtari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Agim Nuhiu.

Në këtë mandat, shtoi Nuhiu, shumica reformuese parlamentare dhe Bashkimi Demokratik për Integrim në veçanti, arriti t’i zbatojë të gjitha planet reformuese, edhe atë Planin 3 6 9 si dhe atë 18, bashkë me rekomandimet e Pribesë, për të plotësuar të gjitha parakushtet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

“Rrjedhimisht, u zgjodh Kryeprokurori, u miratuan Ligji për Gjykata, ligji për këshillin gjyqësor, Ligji për Prokurori të Përgjithshme, Ligji për këshill të prokurorëve publik, Ligji për luftë kundër korrupsionit dhe u zgjodh komisioni për ta zbatuar këtë ligj, Kodi penal, Ligji për procedurë penale, Ligji për avokatin e popullit dhe shumë ligje reformuese, përfshirë edhe ato në sferën e sigurisë dhe administratës publike, marrëveshjes së Ohrit dhe të drejtave fundamentale, mediave dhe luftës kundër korrupsionit. Por, ligjet duhet të gjejnë zbatim nga njerëz të përkushtuar në Politikë, Prokurori dhe në Gjykata”, tha Nuhiu.