BDI i ka rritur rrogat në arsim për 21 për qind, sipas ministrit Ademi

Ministri i arsimit dhe shkencës,Arbër Ademi në pres konferencën e sotme në selinë e BDI-së në Shkup,tha se mësimdhënësit janë hallka më e rëndësishme në procesin arsimor të nxënësve.

Prej tyre, respektivisht përkushtimit, motivimit për punë dhe kreativitetit të tyre gjatë kryerjes së detyrimeve të tyre të punës varet cilësia e gjeneratave që do të prodhohen (krijohen).

Pa mësimdhënës të kënaqur, sigurisht se nuk do të kemi arsim cilësor. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë çështje, prandaj gjatë dy viteve të kaluara u përpoqëm të rikthejmë dinjitetin e profesionit të mësuesisë. U zotuam që mësimdhënësit të marrin vendin e duhur në shoqëri dhe respektin që, në fakt, e meritojnë.

Plani ynë fillestar për mbështetjen e mësimdhënësve tashmë është realizuar plotësisht. Por, në periudhën në vijim do të punojmë edhe në zgjerimin shtesë të këtij plani dhe për mundësi të reja për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionalë.

Brenda një periudhë dyvjeçare pagat e mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme janë rritur për mbi 21 për qind. Kjo është një rritje historike dhe ne mburremi për këtë fakt. Rritja e parë e pagave për mësimdhënësit ishte në shtator të vitit 2018 edhe atë për 5 për qind, kurse në shtator të vitit të kaluar po aq u rritën pagat pra 5 për qind, kurse rritja e tretë e pagave prej 10 për qind është realizuar sivjet, në janar të vitit 2020.

Dhe, nëse flasim me shifra përmbledhëse, së bashku me nivelizimet vjetore të pagave, kemi rritje të pagave për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional për më shumë se 21 për qind