BDI: Ja lista fitimtare për zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mblodhi sot Këshillin e Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim në qytetin e Gostivarit.

Gjatë këtij takimi, kryetari Ahmeti ka bërë një përmbledhje të vitit të kaluar nga aspekti i zhvillimeve politike aktuale në vend dhe në rajon.

Fitorja e Bashkimit Demokratik për Integrim në zgjedhjet lokale padyshim se do të vijon kujdesin edhe më të madh për ambientin jetësor, mirëmbajtje të rregulltë të infrastrukturës rrugore, rrjet të rregulluar të ujësjellësit dhe të kanalizimit, infrastrukturë bashkëkohore sportive dhe rekreative, shkolla të mirëmbajtura dhe të renovuara rregullisht.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, me propozim të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm unanimisht zgjodhen listën e kandidatëve për kryetar të komunave në zgjedhjet e 17 tetorit të këtij viti..

Në vijim ju përcjellim listën e kandidatëve:

Ejup Abazi – Studeniçan

Suat Shaqiri – Çashkë

Hekuran Duka – Dibër

Erkan Arifi – Likovë

Nebi Rexhepi – Vrapçisht

Ramiz Merko – Strugë

Fatmir Izairi – Zhelinë

Besnik Emshiu – Bogovinë

Nuhi Neziri – Tearcë

Ali Jaoski – Pllasnicë

Arkin Jahii – Brvenicë

Blerim Bexheti – Saraj

Visar Ganiu – Çair

Fatmir Dehari – Kërçovë

Nevzat Bejta – Gostivar

Teuta Arifi – Tetovë

Ridvan Ibrahimi – Haraçinë

Kandidati për komunën Dollnen do të përcaktohet në ditët në vijim nga z. Ali Ahmeti.

Ndërsa bartës për listën e këshilltarëve në qytetin e Shkupit është përcaktuar, Adrian Muça.