BDI-ja prej moti nuk u shërben interesave shqiptare

Shkruan: Kim Mehmeti
BDI-ja prej moti nuk u shërben interesave shqiptare, por biznes interesave të drejtuesve të saj, gjë që ia mundësojnë paritë maqedonase sepse ato e kanë me lehtë të manipulojnë me shqiptarë të tillë të korruptuar.

Andaj partitë maqedonase do bëjnë çmos që BDI-ja të mos i humb zgjedhjet, siç ishte rasti gjatë zgjedhjeve të shkuara lokale, kur u angazhuan gjithë qarqet maqedonase, me në krye LSDM-në, që kjo parti të mos përballej me humbjen katastrofale që i kanosej!

Reklame

Dhe kjo BDI, sot pyet pse jo kryeministër shqiptarë! Gjë që nuk i kujtua të pyes kur kishte nga 20 deputet dhe kur na bindte se luani bullgar është simbol i shqiptarisë!

Dhe ja disa nga përgjigjet pse për shqiptarët e Maqedonisë është njësoj nëse kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë do ishte cilido deputet rom, turk, boshnjak…, apo ndonjë nga kryesuesit e BDI-së:

– Sepse kjo parti, me këtë ide, donë t’i fut në kurth shqiptarët dhe partitë opozitare shqiptare, thuajse ne e kemi penguar atë të mos e kërkojë këtë post kur kishte 20 deputet, por tani kur e dinë se do mbete me dy-tre deputet!;

– Sepse shqiptarët më në fund e kuptuan se ata forcohen kur dobësohet BDI-ja, se e morën postin e kryetarit të parlamentit kur kësaj partie iu përgjysmuan deputetët, pra atëherë kur partitë maqedonase u trembën nga fitorja e opozitës shqiptare dhe kur e panë se jo të gjithë shqiptarët kanë dal në shitje në tregun politik!;

– Sepse drejtuesit e BDI-së kurrë nuk u kërkuan falje shqiptarëve për ‘Sopotin’ , ‘Brodecin’, ‘Monstrën’, për likuidimin e Harun Aliut me shokët, për Natën e Tradhtisë së Madhe në Kumanovë, për Enciklopedinë Maqedonase që e fyente popullin shqiptar, për deshqiptarizimin e Shkupit…., për gjithë ato tragjedi që përjetuan shqiptarët përderisa ajo ishte pjesë e regjimit antishqiptarë DPMNE-BDI!

– Sepse BDI-ja i ka përça shqiptarët si kurrë ndonjëherë më parë, edhe atë duke i matur nga vasaliteti i tyre ndaja partive maqedonase, pra duke i shpallur kritikët e vet përkrahës të LSDM’së, kur ajo i shërbente VMRO-DPMNE’së dhe duke i quajtur shërbëtorë të VMRO-DPMNE’së kur ajo i nënshtrohej LSDM’së!

– Sepse ajo shante çdo të gjallë e të vdekur të kritikuesve të saj, duke paguar e porositur tekste nga gazetarët mjekroshë të Kumanovës, e që pastaj i bënte edhe profesorë!

– Sepse drejtuesit e kësaj partie aq janë pasuruar duke plaçkitur popullin sa tani kane nevoje për kryeministrin e tyre, që do i mbrojë nga drejtësia!

– Sepse BDI-ja aq e përbuzë inteligjencën tonë sa të gjithëve na barazon me ‘ajkën intelektuale’ që është mbledhur rreth idesë së saj për kryeministër shqiptar, ashtu siç mblidhen mizat rreth bajgës dhe ashtu siç bashkoheshin rreth ideve të Vojvodës së PDSH-së deri sa nuk e panë se ai u bë kufomë politike nga e cila nuk mund të përfitonin asgjë!

– Sepse ka edhe qindra arsye tjera që e shpërfaqin fytyrën e vërtet të drejtuesve të djallëzuar të BDI-së, e që të dënin Zoti nëse i voton ata!