BDI prezanton pjesë nga marrëveshja për qeverinë e ardhshme

Advertisment

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani ka prezantuar në mënyrë ekskluzive pjesë nga Marrëveshja për Qeverinë e ardhshme.

Cështje kryesore mbeten kryeministri i parë shqiptar, Themelimi i gjykatës së lartë të barazisë, Ndryshimi i ligjit të Qeverisë për instalimin e votimit me Badenter për investimet kapitale ( në 100 ditët e para) etj.

Reklame

Kjo është Marrëveshja ekzkluzive që ka paraqitur në detaje Bujar Osmani:

Ju tregojmë pjesë nga marrëveshja për formimin e Qeverisë së re:
– Kryeministri i parë shqiptar
– Themelimi i gjykatës së lartë të barazisë ( në 100 ditët e para)

– Ndryshimi i ligjit të Qeverisë për instalimin e votimit me Badenter për investimet kapitale ( në 100 ditët e para)
– Ndryshim i ligjit për arsim fillor pêr të bërë obligative mësimin e gjuhës shqipe nga klasa e pestë pēr të gjithë nxënësit në vend ( në 100 ditët e para)

– Aprovimi i ligjit për veting të detyrueshëm për të gjithë bartësit e posteve publike ( 100 ditët e para)
– Miratimi i ligjit për mbulimin e 50 % të kontributeve, 3 vite me rradhë për çdo punësim në kompani private nëse ai punësim e përmirëson përfaqësimin e drejtë ( 100 ditë)
– Përcaktimi i rrogës minimale prej 600 euro për mësuesit dhe infermierët ( 100 ditë)

– Dy drejtorë me nënshkrime të lidhura në ndërrmarjen e rrugëve dhe tjera ( 100 ditë)
– pension social për gratë që nuk kanë asnjë ditë stazh( 100 ditë)
– Së paku një rrogë në çdo familje ( identifikimi i familjeve pa asnje rrogë dhe prioritizimi i tyre)
etj