Grubi me pesë mijë amandamente kundër një njësie zgjedhore

Advertisment

Partia e Ali Ahmetit ka deponuar rreth 5 mijë amendamente kundër propozimit për ndryshimin e kodit zgjedhor me çka kërkohet që të implementohet modeli me një njësi zgjedhore.

Deputeti Grubi tha se nuk guxojnë të bëhen ndryshime të njëanshme disa muaj para zgjedhjeve dhe pa pasur analiza të detajuara për çfarëdo modeli.

Reklame

Ai u shpreh kundër një njësisë zgjedhore pasi vlerëson se shqiptarët humbin nga 8 deri në 11 deputet.

Ndërkohë nesër ai njoftoi se do të vijojnë bisedimet me partitë më të mëdha për iniciativën tjetër për ndryshim të kodit zgjedhor ku do të implementohen rekomandimet e OSBE ODIHR si dhe do të ridefinohen kufijtë e gjashtë njësive zgjedhore për të eliminuar dallimin në numrin e votuesve që në njësinë e gjashtë ka kaluar mbi mesataren prej 6 për qind.