BDl-ja nuk e komenton dorëheqjen e Mexhitit (VIDEO)

Izet Mexhiti nuk është më koordinator i grupit parlamentar të BDl-së në Parlament. Ai e publikoi lajmin në profilin e tij në Facebook, duke thënë se gjithashtu e ka informuar edhe Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, për dorëheqjen e tij.

Mexhiti konfirmoi për Alsat se është tërhequr nga posti por nuk dha detaje të tjera. Sipas statusit të publikuar, Mexhiti thekson se për momentin ka zhvillime që nuk shkojnë në favor të BDl-së.