BDl: Opozita të jap llogari për humbjen dhe të braktis korridoret e partive maqedonase

Advertisment

Braktisja e Tryezës së përbashkët të partive parlamentare shqiptare dhe vajtjeardhjet në selitë e partive maqedonase nga ana e partive që humbën zgjedhjet e 15 korrikut është vazhdimësi e përcarjes së shqiptarëve, defokusim nga humbja dhe rrënim i pozitave negociuese të fituesit shqiptar të zgjedhjeve parlamentare.

Që nga përfundimi i procesit zgjedhor, këto parti kanë ndryshuar disa herë qëndrimet e tyre në përpjekje për të shmangur përgjegjësinë në kuadër të subjekteve të tyre për humbjen e rradhës.

Reklame

Dështimin e tyre partiak përpiqen që ta shëndërojnë në dështim të të gjithë shqiptarëve duke qëndruar në koridoret e partive maqedonase me të vetmin qëllim që mos të japin llogari para organeve partiake për dështimin e tyre të vazhdueshëm.

Ne në BDI do të vijojmë ti ftojmë që të bashkohen dhe do ti prijmë këtij përcaktimi sepse bashkimi në një opozitë të shëndoshë dhe kombëtare është në interes të të gjithëve. Këtë përcaktim, BDI dhe z. Ahmeti do ta vazhdojnë edhe përkundër pengesave për të krijuar një alternativë dinjitoze opozitare e cila nuk i ka sytë e errësuara pas pushtetit.Medial.mk