BDlja ka qëndrime më të qarta, partitë tjera të mjegullta

Advertisment

Publicisti Emin Azemin, në një shkrim të tij në rrjetin social facebook thekson se përveç BDIsë e cila ka qëndrime më të qarta sa i përket veprimit të mëtutjeshëm politik, partitë tjera shqiptare duken më të mjegullta dhe më të rezervuara në shprehjen e qëndrimeve të tyre sa i përket metodologjisë së veprimit të mëtutjeshëm politik.

Ato i bën bashkë vetëm një gjë, dëshira për të ardhë në pushtet.
Sipas tij, veprimi politik opozitare ende operojnë me një diskurs mosbesimi mes veti. Madje se si çdo njëra nga partitë opozitare shqiptare e projekton veten lidere të opozitarizmit këtu dhe mbi këtë ide ndërtohen narracionet për bashkëpunimet eventuale ndërpartiake

Reklame

“Përtej kësaj dëshire nuk shihet në horizont ndonjë energji lëvizëse që do ta bënte veprimin politik opozitar pjesë e kauzave sociale, politike e ekonomike të njerëzve të pakënaqur të këtij vendi. Në vend se ti bëjnë bashkë këto kauza, ato ende po operojnë me një diskurs mosbesimi në mes veti, …

Kështu si po rrjedhin gjërat tohet përshtypja se çdo njëra nga partitë opozitare shqiptare e projekton veten lidere të opozitarizmit këtu dhe mbi këtë ide ndërtohen narracionet për
bashkëpunimet eventuale ndërpartiake.

Sindromi i të qenit lider opozite dikund në një cepë province, po del të jetë shumë i kushtueshëm si luks fëminor përballë betejave politike që janë disa herë më të rëndësishme se bajraktarizmi politik.”, ka shkruar, në rrjetin social facebook, Azemi.