BE do të duhet të sjell vendime të rënda për Turqinë thotë Borel

Advertisment

Bashkimi Evropian do të duhet të sjell “vendime të rënda” për Turqinë, deklaroi sot shefi i diplomacisë evropiane, Zhozep Borel.

Borel në fund të muajit gusht iu kërcënua Turqisë me sanksione të reja nëse nuk ka avancim në dialogun me Greqinë për zgjidhjen e krizës në Detin Mesdhe.

Reklame

Athina dhe Nikozia e dënojnë Turqinë për hulumtimet për naftë dhe gaz në ujërat e tyre, ndërsa Ankaraja thotë se ka të drejta të barabarta në resurset në këto ujëra.

Borel sot anëtarëve të Parlamentit të Evropës u tha se për këto arsye ka “ardhur koha që liderët e samitit më 24 dhe 25 shtator të sjellin vendime të rënda”.

Ai shtoi se “ende nuk ka” marrëveshje për vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë.

Vendimi për vendosjen e sanksioneve kundër vendit të tretë kërkon mbështetje njëzëri nga anëtarët e Unionit.