BE hap kufijtë më 1 korrik për 14 vende, Maqedonia e Shqipëria ‘mbeten’ jashtë

Advertisment

Prestigjiozja franceze Le Monde ka zbardhur propozimin në Bruksel mbi të cilin është rënë dakord mbrëmjen e së premtes lidhur me hapjen e kufijve më 1 korrik .

BE do të hapë kufijtë vetëm me 14 vende të botës duke përfshirë vetëm vende të cilat kanë shkallë infektimi shumë të ulët.

Reklame

Australia, Kanada, Koreja e Jugut, Japonia, Zelanda e Re, Ruanda, Tajlanda, Uruguaji, tre shtetet e Magres (Algjeria, Maroku, Tunizia) ), dy shtete të Ballkanit (Mali i Zi, Serbia) dhe Gjeorgjia janë vendet të cilat do të hapë kufijtë BE.

Bie në sy se në këtë listë nuk është Shqipëria, që do të thotë se BE nuk do të hapë kufijtë me Shqipërinë por vetëm me dy vendet ballkanike të sipërpërmendura.

Jashtë mbetet edhe SHBA, Rusia apo Turqia me Arabinë Saudite. Por për këto të fundit do të ketë një rivlerësim të mëtejshëm.