BE heq dorë: Vaksina e OBSH është shumë e shtrenjtë

Advertisment

Sipas disa personave të brendshëm, BE nuk do të sigurojë vaksinat kundër koronavirusit përmes programit global Covax, që drejtohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Përdorimi i Covax do të sjellë çmime të larta dhe vonesa në furnizim,” tha një nga përfaqësuesit e BE për agjencinë e lajmeve Reuters.

Reklame

BE po zhvillon aktualisht bisedime me disa kompani farmaceutike në lidhje me dozat e vaksinës që mund të kushtojnë më pak se 40 dollarë secila. Ky është çmimi që po synon Covax.

Për më tepër, komuniteti ndërkombëtar dëshiron që vaksinat të jenë në dispozicion deri në fund të vitit. Ky afat nuk është i realizueshëm nga Covax, tha një burim.

OBSH nuk ka komentuar. Një zëdhënëse e Covax tha në lidhje me çmimin prej 40 dollarë për dozë se është aktualisht e pamundur që të parashikosh sa do jetë çmimi për dozë.

Vendimi i BE do të jetë një goditje për programin Covax, që synon të garantojë vaksina për këdo.

Reuters ka mësuar nga qarqet e BE javën e shkuar se komuniteti ndërkombëtar po zhvillon bisedime me disa kompani farmaceutike për të drejtat paraprake për vaksinat kundër Covid-19. Këto kompani janë Moderna, Sanofi, Johnson%Johnson, BioNTech