BE jep lajmin e mirë, siguron 1.8 miliard doza të Pfizer/BioNTech

Liderët e Bashkimit Evropian, që po mbajnë një samit në Portugali, njoftuan se kanë siguruar plot 1.8 miliard doza të vaksinës kundër koronavirusit të kompanive Pfizer dhe BioNTech.

Marrëveshja, përfshin jo vetëm prodhimin e vaksinave, por gjithashtu, kjo pritet të sigurojë që përbërësit kryesorë të prodhimit të vaksinave mund të merren nga Bashkimi Evropian.

Reklame

Ky njoftim vjen pas skepticizmit të shprehur lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara që të hiqen patenta e pronësisë intelektuale për prodhimin e vaksinave kundër COVID-19, shkruan Rel.

Shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel, më 7 maj kishte argumentuar se heqja e patentës nuk do të zgjidhte problemin me furnizimin me vaksina. Ai kishte thënë se theksi duhet të vihet mbi ndarjen e vaksinave, eksportet nga shtetet ku prodhohen vaksinat si dhe investimet në fabrikat ku po prodhohen vaksinat.

Blloku evropian, pavarësisht se në fillim kishte një fushatë të ngadaltë të vaksinimit, tani ka kaluar shifrën prej 150 milionë dozash të administruara. BE-ja ka thënë se do të jetë në gjendje të arrijë “imunitet të mjaftueshem.