BE mbyll dyert për Maqedoninë e Veriut për dy javë të tjera

Advertisment

Numri i ;artë i infektimeve ka bërë që BE të mos i heq kufizimet e udhëtimit për Maqedoninë e Veriut.

Nga dita e sotme BE ka hequr kufizimet për shtetasit e Serbisë, Malit të Zi dhe disa shteteve të treta, shtetasit e Maqedonisë së Veriut nuk do të mund të udhëtojnë në vendet e BE-së dhe zonës Shengen, të paktën edhe për dy javë të tjera.

Reklame

Sipas rekomandimit të mbrëmshëm të Këshillit Evropian, përjashtim bëhet për shtetasit, banorët e BE-së dhe familjet e tyre si dhe udhëtarët me ndonjë nevojë thelbësore, siç janë: diplomatët, personeli ushtarak ndërkombëtar, studentët, punëtorët sezonal në sektorin e bujqësisë, të punësuarit në sektorin shëndetësor, kujdesen për të moshuarit dhe ata që duhet të udhëtojnë për nevoja urgjente.

Gjithashtu vlen të përmendet se asnjë shtet anëtar nuk mund të heqë kufizimet e udhëtimit për ndonjë shtet të tretë si Maqedonia e Veriut, në mënyrë të pakoordinuar.