BE mund të rihapë kufijtë për turistët

Advertisment

Vendet europiane do të këshillohen të hapin kufijtë për shtetet me shkallë të ngjashme infektimi për të forcuar industrinë turistike, thuhet në një plan po diskutohet në Bruksel.

Të mërkurën Komisioni Europian pritet të rekomandojë një skemë prej 3 fazash për rihapjen e kufijve, që sugjeron vendet e BE-së me ‘profile të ngjashme të përgjithshme të rrezikut’ të hapin kufijtë për turistët nga vendet e njëri-tjetrit, sipas një versioni të publikuar nga faqja e internetit Euractiv.

Reklame

Ekzekutivi i BE-së më parë ka shprehur shqetësim për ‘korridoret e turizmit’, me anë të të cilit vendet anëtare bëjnë marrëveshje për t’u hapur për turistët e njëri-tjetrit, por tani BE duket se është gati të pranojë zbatime të tilla në praktikë.

BE-ja përfshin disa nga vendet më të goditura nga pandemia – veçanërisht Spanja dhe Italia – por dhe shtete të tjera si Greqia dhe Republika çeke që deri më tani kanë kufizuar ndikimin e çovid-19.

Zyrtarët po përpiqen të shpëtojnë industrinë e turizmit në Europë, që përbën 10% të prodhimit ekonomik të BE – më shumë në Itali, Spanjë, Kroaci dhe Greqi. Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, njoftoi javën e kaluar se ai synon të hapte kufijtë për vizitorët nga vendet e sigurta, të tilla si Gjermania dhe Republika Çeke, si pjesë e përpjekjeve për të mbrojtur industrinë e turizmit të shtetit malor .

Estonia, Lituania dhe Letonia do të rihapin kufijtë e tyre me njëri-tjetrin nga 15 maji, duke krijuar një ‘flluskë udhëtimi’ baltike.

Zyrtarët e lartë të BE pranojnë se nuk mund t’i ndalojnë qeveritë të bëjnë marrëveshje të tilla bilaterale ose trepalëshe, por argumentojnë kundër trajtimit selektiv. Pranimi i këtij akti nga komisioni për kontrollet e kufijve bie ndesh me shqetësimet e shprehura më parë: ‘Shtetet anëtare nuk mund të hapin kufijtë për qytetarët nga një vend i BE dhe të mos lejojnë qytetarët nga vendet e tjera. Kjo është thelbësore,’- tha komisioneri i çështjeve të brendshme të BE, Ylva Johansson, para deputetëve javën e kaluar.

Boris Johnson dhe Emmanuel Macron po punojnë për një marrëveshje që mund t’u lejojë qytetarëve të tyre të udhëtojnë lirshëm midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës gjatë verës. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar dhe presidenti francez janë raportuar po punojnë për një korridor udhëtimi, që synon të lejojë turistët britanikë të vizitojnë Francën gjatë verës dhe anasjelltas. Mbajtja hapur e korridorit do të varet nga të dy vendet, duke patur një tendencë në rënie përsa i përket rasteve të koronavirusit dhe po ashtu një shkallë të ngjashme infektimi. Marrëveshja do të zbatohet gjithashtu për Irlandën, e cila është pjesë e një zone të përbashkët udhëtimi me Mbretërinë e Bashkuar. Qeveria britanike ka përjashtuar udhëtarët nga Franca nga detyrimi i një karantinë 14-ditore që do të zbatohet për shumiçën e vizitorëve ndërkombëtarë. Tani për tani qytetarët e të dy vendeve këshillohen të mos udhëtojnë në shtëpitë e pushimeve.

Kufizimet e karantinës për vizitorët përcaktohen gjithashtu nga qeveritë kombëtare, dhe ekzekutivi i BE-së po shpreh një qasje të ngjashme, duke bërë thirrje për trajtim të barabartë për vendet me një normë të ngjashme infeksioni. / Opinion.al