Bebja e lindur në javën e 25 gestacionale në Gjinekologjinë e Shkupit shkoi në shtëpi

Advertisment

Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë bëri të ditur se sot nga spitali është lëshuar bebja e lindur para kohe, që erdhi në botë më 5 qershor në javën e 25-të gestacionale.

Maksimi u lind vetëm 820 gramë, ndërsa nga Klinika për Gjinekologji largohet me 2.400 gramë. Nëna e tij, Roza Apostollovska nga Shkupi lindi me prerje cezariane dhe Maksimi është fëmija i saj i parë, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Reklame

Foshnja kaloi 40 ditë në Repartin për Trajtim Intensiv dhe Terapi dhe ishte në ventilim mekanik. Nga Klinika, siç theksohet, është larguar në gjendje të mirë shëndetësore.