Bedri Behadini kandidat i ASH-së nga rajoni i Komunës së Tearcës (Video)

Advertisment

Në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut, si kandidat për deputet në koalicion ASH-AAA është edhe inxhinieri Bedri Behadini nga fshati Sllatinë i cili përfaqëson degën e ASH-së në Komunën e Tearcës.

Në fjalimin e tij në tubimin e mbajtur në Sllatinë, Bedri Behadini në mes tjerash theksoi se i njeh hallet që I ka ky fshat, ku me 18 vite pushtet, me 18 vite me ministra e zv.ministra, shkolla është ende pa sallë sportive.

Reklame

“18 vite në pushtet, absolutikisht të pa penguar nga asnjë palë tjetër, si dhe absolutikisht në pushtet lokal gjithë ata procese të montuara politike, gjithë ata mashtrime mbi investimet në trojet shqiptare, nuk mund të arsyetohet në asnjë mënyrë tjetër, përvec me mashtrim të elektoratit, mashtrim të rradhës, mashtrim të votuesve të vetë, mashtrim të BDI-së dhe të koaliconeve të tyre të fshehta me parti tjera”, tha Behadini.

Përndryshe Bedri Behadini shkollën e mesme e kreu në Gjimnazin e Tetovës dhe Fakultetin e inxhinierisë mekanike në Tiranë në vitin 1997.

Aktualisht është profesor në shkollën profesionale “Mosha Pijade” dhe projektues i njohur i sistemeve termoteknike dhe impianteve industriale.

Në vazhdim mund të ndiqni një pjesë nga fjalimi i kandidadit për deputet Bedri Behadini në tubimin e koalicionit ASH-AAA në fshatin Sllatinë.