Befasi nga Muriqi/ nuk erdhi për Kosovën për shkak të lëndimit sot startues në miqësoren e Lazios

Advertisment

Topgolashënuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, mungoi në takimin më të rëndësishëm të Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut, takim ky në të cilin Kosova humbi mundësinë e kualifikimit në Evropian, transmeton Insporti.

Vedat Muriqi nuk iu bashkua Kosovës për shkak të një lëndimi, mirpo ai sot është paraqitur në një ndeshjes miqësore që Lazio e ka zhvilluar ndaj skuadrës juniore.

Reklame

“I Biancocelesti” organizuan një takim miqësore në kampin stërvitor në Formello, ky skuadra seniore fitoi 3-0.

Vetë Vedat Muriqi gjatë ditës së djeshme kishte shpjeguar arsyet e mungesës me Kosovën, duke thënë se ishte i lënduar ndërkohë sot luajti në sulm së bashku me Caicedon.