Befason Solari: “Asgjë s’është e pamundur, as trofeu i katërt rresht në Champions”

58
Soccer Football - La Liga Santander - Atletico Madrid v Real Madrid - Wanda Metropolitano, Madrid, Spain - February 9, 2019 Real Madrid coach Santiago Solari gestures REUTERS/Susana Vera

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, foli për ndeshjen e skuadrës së tij kundër Ajaxit në Ligën e Kampionëve këtë të marte, dhe këmbënguli se lojtarët e tij janë në disponim të mirë.

Rezultatet e Real Madridit janë përmirësuar tej mase gjatë muajit të fundit, bashkë me performancen e skuadrës në përgjithësi. Derbi madrilen ndaj Atletico Madridit të shtunën ishte dëshmi për këtë, transmeton Gazeta Express.

Trajneri argjentinas bëri disa komente filozofike që shpjegojnë sesi ai ia ka dalë t’i ndryshojë gjërat në Real.

“Futbolli është ofrues i plotfuqishëm i ëndrrave dhe shpresave, dhe të luash në ligën elitare është ëndërr që ke kur je fëmijë”, tha Solari, duke folur në një konferencë të UEFA-s.

 

Nganjëherë ëndrrat nuk realizohen dhe shpresat thyhen, dhe futbolli të bën të fillosh përsëri nga zeroja dhe të japë mundësi të ëndërrosh përsëri”, shprehet Solari.

I pyetur nëse Real Madridi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve për herë të katërt radhazi, Solari tha: “Asgjë nuk është e pamundur për Real Madridin”.

Real Madridi udhëton nesër drejt Amsterdamit për t’u përballur me Ajaxin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.