Behgjet Pacolli thirrje të fortë qytetarëve të Kosovës: “Mos udhëtoni drejt Irakut dhe Iranit”

Advertisment

Në një lajmërim në twitter Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli i bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të mos udhëtojnë drejt Irakut dhe Iranit për shkak të situatës të rrezikshme atje.

Behgjet Pacolli: “Në dritën e tensioneve të ngritura në Lindjen e Mesme, ne këshillojmë njerëzit të mos udhëtojnë në Irak dhe Iran, me përjashtim të Rajonit të Kurdistanit. Ne do ju mbajmë në alert deri sa situata të përshkallëzohet në rajon. Misioni ynë është që qytetarët e Kosovës të jenë të sigurtë”

Reklame

Behgjet Pacolli: “Ne nxisim qytetarët e Kosovës që punojnë në Iraq në rast të ndihmës së nevojshme për të arritur tek Ambasadat e Kosovës në rajon në Arabinë Saudite, Turqi, Katar ose Emiratet e Bashkuara Arabe. Ata do të ofrojnë ndihmën e nevojshme. Kosova nuk ka asnjë lidhje diplomatike në Irak, kështu që në Irak nuk mund të ofrohet asistencë konsullore”.

Ndërkohë qytetarët Kosovarë që ndodhen atje momentalisht duhet të kontaktojnë me Ambasadat Kosovare.