Behrami shfryn për Zvicrën: Vetëm 3 minuta e 20 sekonda telefonatë, më hoqën mua dhe Blerimin

55
#

“Do të festoj po të shënoj ndaj Shqipërisë. Unë ndiej kënaqësi të madhe në këtë sport dhe sigurisht që do të festoj nëse më jepet rasti”, do të shprehej Valon Behrami ndërsa përballeshim me Zvicrën.

Pa e menduar gjatë, kombi dhe origjina u mohua hapur vetëm për të ngritur peshë vendin që i dha përkrahje në karrierën futbollistike. Në ato momente, këto fjalë i rrahën edhe më shumë shpatullat e Behramit nga ana e Zvicrës.

Por në fundin e një rrugëtimi, jetësor apo karriere, gjithmonë bëhet një llogari e thjeshtë për mënyrën sesi është vepruar nga vetë protagonist gjatë gjithë kësaj kohe. Pra, ekziston “parajsa dhe ferri”. Zvicra e dërgoi në “ferr” Behramin, pasi e hoqi si të ishte një i parëndësishëm dhe pa asnjë vlerë të vetme, vetëm me një telefonatë.

“Sigurisht që kam kërkuar një largim tjetër. Duhej që të ishte kështu, që unë të bëja një intervistë dhe të thoja përpara gazetarëve: “Faleminderit për gjithçka, por këtu e mbyllim, unë ndalem”. Kjo do të ishte shumë më e lehtë. E kisha krijuar këtë ide pas Europianit në Francë në 2016. Por isha aq shumë i lumtur atje, saqë po vazhdoja. Pra nëse trajneri vinte te mua dhe më thoshte: “Dëgjo Valon, ne duam që të ndryshojmë shumë te Zvicra”, do të isha larguar pa problem. Pas gjithë atyre viteve, e kisha këtë të drejtë.

Por ne kemi folur vetëm tre minuta në telefon. Për të qënë më i saktë, tre minuta e njëzet sekonda. Ia thashë edhe Petkoviç këtë ide, por më tha se nuk është e nevojshme të bëja një intervistë të tillë. Bëhej fjalë vetëm për një ndryshim të gjeneratave. Por kush ka ikur? Vetëm Blerimi dhe unë, asnjë tjetër. Ky nuk është ndryshim gjenerate”, u shpreh Behrami për “Blick.ch”. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/