Bëhuni gati ti jepni ‘lamtumirën’ ditëve të nxehta, zbuloni çfarë ndodh me motin javën e ardhshme

Advertisment

Dita e hëna duket se do të sjellë zyrtarisht vjeshtën, ku moti me diell e temperatura të larta do t’i lerë vendin vranësirave e reshjeve të shiut.

Sipas Shërbimit Meteorlogjik Ushtarak, dita e hënë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës në relievet malore do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Reklame

Dita e martë dhe e mërkurë, do të kenë mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Ndërkohë, e enjtja parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët.

Të premten parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore.

Era do të jetë kryesisht nga Veriperëndimi-Jugperëndimi 1-10m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 18m/s, kryesisht ditën e Hënë dhe të Martë.